Larg duart nga futbolli!

Zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 janë plot 12 apo 13 muaj larg por klasa politike shqiptare ka nisur të mendojë që tani për të siguruar një imazh të mire në zonat ku janë zgjedhur apo ku pretendojnë të rizgjidhen.Jemi mësuar të dëgjojmë apo shohim investime publike që shiten në sytë e publikut si merita të deputetit të zonës apo ndërhyrje pranë egzekutivit nga dpeutetë të veçantë për shpërndarje fondesh në zona të caktuara,që gjithsesi I bëjnë mirë komunitetit përkatës,por një përdorim apo më saktë një shpërdorim të hapur të postit si në rastin e dy ditëve më parë nga ana e kryetares së Kuvendit të Shqipërise që bllokoi televizionet me imazhet e saj së bashku me futbollistët e Vllaznisë në ambjentet e tempullit të demokracisë nuk ishin parë ndonjëherë.Kishim parë kryeministra   te takonin apo akordonin fonde në ndihmë te ekipeve dhe sportistëve që përfaësojnë Shqipërinë,zyrtarë të lartë të pushtetit lokal apo qëndror që inkurajojnë dhe mirëpresin vizita të njerëzve të të gjitha fushave që I bëjnë mirë komunitetit të caktuar ,edhe pse ndoshta përfaqësuesit e shtetit apo pushtetit nuk janë personalisht tifozë të atyrë njerëzve(kryetari I Bashkisë se Tiranës është tifoz I skuadrës së Dinamos,por është I detyruar të financojë dhe mbështesë Tiranën) por një shfaqje të tillë që mbi të gjitha është e rrezikshme nuk kishim parë.Natyrshëm lind pytja teksa sheh ato pamje:A do ta priste zonja Topalli skuadrën fituese të Kupës së Shqiërisë në futboll në rast se kjo nuk do të ishte Vllaznia?Natyrisht që jo…Sepse rastin e ka patur ta bëjë dhe nuk ka ndodhur.Një vit më parë Kupa shkoi në Kavajë dhe President I Republikës ishte rastësisht një njeri I lindur në këtë qytet Alfred Moisiu ,I cili bëri detyrën e tij duke dorëzuar Kupën në stadium dhe nuk priti e përcolli futbollistë të djersitur në fushën e lojës në zyrën e kreut të shtetit.Për analogji veprimi I zonjës Topalli mund të gjejë një krahasim në pritjen apo audiencën që në të njejtën ditë Papa Benedikti I XVI pati me futbollistët e skuadrës Italiane të Interit.Ju kujtoj se ky takim ishte kërkuar dhe rezervuar nga klubi plot një vit më parë sepse ai festonte 100 vjetorin e themelimit të tij dhe një bekim nga ana e Papës në vendin katolik është thuajse në nivelin e një detyrimi,ndërsa shou mediatik I zonjës Topalli nuk ka justifikim.Në rradhe të parë se nuk beson askush që takimi apo audienca të jetë kërkuar nga futbollistët,të cilët nxitonin të ktheheshin për të festuar me tifozët në qytetin e tyre dhe duhet të ketë qënë një telefonatë nga këshilltarët e zonjës Topalli që I bëri të ndalen në kryeqytet ,ku me bindje e them se e kanë bërë pa më të voglën dëshirë,pasi sapo kishin mundur skuadrën e zemrës së mijra Tiranasve.Ky shkrim-reagim mund të ishte bërë edhe një ditë pas shfaqjes së zonjës Topalli,por jam rezervuar për shkak se gjithkush që njeh sadopak prapaskenat e futbollit shqiptar(të njëjta me ato të politikës)e di se dardha e ka bishtin prapa.Zonja Topalli dashje pa dashje është bërë pjesë e një skenari që nuk do të sgjasë shumë por do të dalë në dritën e diellit.Pa dashur të hyj në këto prapaskena sportive të presidentëve që drejtojnë klubet shqiptare të futbollit ,por finalja e Kupës ka lënë shije të hidhur si u fitua nga Vllaznia e Shkodrës.Zonja Topalli me pritjen që I rezervoi skuadrës u bë dashje pa dashje pjesë e këtij që me plot gojën e ka emrin Pazar.Askush nuk dyshon më ,tani edhe pas përjashtimeve në rradhet e Tiranës se diçka është luajtur në fushën e Elbasanit ,por jo futboll I pastër.Zonja Topalli shfrytëzoi rastin që të korrë pikë elektorale në rradhët e komunitetit Shkodran,por edhe shkodranët vetë tashmë nuk janë më aq symbyllur ,sat ë mos e kuptojnë se deshën të tjerët apo ranë dakord që ata ta fitojnë.Presidenti Bamir Topi duhet të jetë ndjerë mjaft keq teksa I dorëzonte Kupën kapitenit Grima,në rradhë të parë si tifoz I flaktë I Tiranës por edhe si njohës I mirë I asaj çfarë ndodh prapa kuintave të futbollit Shqiptar,megjithatë I duhet hequr kapelja pasi nuk u largua në shenjë proteste por bëri detyrën e tij.Ndërsa zonja Topalli është këshilluar mjaft gabim teksa I është thënë të presë fituesit.Sepse shqiptarët tek sporti janë mjaft të ndjeshëm,për më tepër tek futbolli.Shqiptarët mund ta kuptojnë protagonizmin politik në arenën ndërkombëtare pa asnjë lloj tagri,arsyeje apo shkaku,shqiptarët mund të jenë mësuar dhe nuk u bëjnë më përshtypje shpenzimet marramëndëse për udhëtime të çuditshme jashtë vendit,shqiptarët mund të anashkalojnë akuzat e njërit apo tjetrit për ndërhyrje në parti të ndryshme politike për shkak të përkatësive fetare.Po ashtu shqiptarët mund të vënë buzën në gaz teksa shohin promovime kulturore nën kujdesin e kryetares së kuvendit (megjithëse edhe kryetarja duhet të shohë mirë se çfarë fshihet pas tyre ,si në rastin e ekspozitës në natyrë me libra për Skënderbeun,ku disa prej tyre nëntitulloheshin :Skënderbeu-Heroi I Greqisë apo I Epirit e më pas I Shqipërisë apo shqiptarëve),por tifozët e Vllaznisë nuk përbëhen vetëm prej katolikëve .Vllaznia është e të gjithë shkodranëve dhe shqiptarëve dhe askush nuk mund të nxitojë ta shfrytëzojë politikisht.Në rast të kundërt shkodranët nuk falin,pasi ëshjtë I vetmi institucion ku fallen të gjithë si muslimanët,katolikët dhe ortodoksët.Ndaj një pritje e tillë është e rrezikshme,sepse do të vijë një moment kur stadiumi më I mbushur në vend,ai Loro Boriçi ne Shkodër(që zor se zonja Topalli ta ketë përjetuar në një ndeshje futbolli),të nisë të zbrazet,pasi tifozët besnikë të Vllaznisë edhe kur ajo humbet ,të humbasin të vetmen mënyrë argëtimi në këtë qytet pasi dhe skuadra e tyre rezulton e kapur dhe e shfrytëzuar nga politika.Prandaj keni bërë një gabim të madh zonja Topalli,kur me ngut keni hapur dyert e Kuvendit të Shqipërise për skuadrën e qytetit tuaj.Sepse ju jeni kryetarja e Kuvendit të të gjithë shqiptarëve dhe jo më thjesht deputetja e qytetit të Shkodrës.Hapni arkivat që I keni mjaft për zemër dhe shihni nëse paraardhësit tuaj kanë bërë ndionjëherë diçka të tillë.Kujtoj se në atë detyrë ka patur edhe të tjerë persona të nderuar nga Shkodra,por edhe prej qyteteve të tjera.Precedenti I vetëm të çon pas në vitet e diktaturës kur skuadra të caktuara fitonin në kurriz të të tjerave sepse kishin perkrahjen e byrosë politike të asaj kohe,teksa Partizani përkrahej nga Petrit Dume apo Beqir Balluku e Traktori I Lushnjes nga Lenka Çuko dhe Themije Thomai ,por humbiste sporti që nuk ishte më I të gjithëve.Ndoshta e kanë fajin ambjentët pasi janë të vetmet që nuk kanë ndryshuar.

Nolian Lole

Gazetar Koha Tv


About this entry